Qytetarët e Kosovës janë ankuar se është rritur vlera e tatimit në pronë, e për këtë ka pasur reagime të shumta nga opozita e organizata joqeveritare në vend duke kritikuar kështu Ministrinë e Financave, përcjell InLajmi.
Ndaj këtyre reagimeve përgjigjet zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu i cili sqaroi procedurat për vlerën e tatimit në pronë.
Kryeziu deklaroi se vlerën e tatimit e cakton komuna, e jo ministria e Financave apo Qeveria.
Postimi i plotë i tij:
Sqarim: vlerën e tatimit e cakton komuna, e jo ministria e Financave apo Qeveria. Të hyrat e mbledhura nga tatimi në pronë i merr komuna, jo Qeveria. /InLajmi/