Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi ka reaguar lidhur me shtrenjtimin e çmimit të tatimit në pronë, duke akuzuar Qeverinë e Kosovës se po e dënon qytetarin çdo ditë, përcjell InLajmi.
Bytyqii ka thënë se se rritja për 100% e tatimit në pronë është kulmi i së keqës.


Ajo shtoi se kjo qeveri po ushtron goditje pas goditjeve dhe asnjë lajm të mirë për mirëqenien e tyre.
Postimi i plotë i saj:
Qeveria që ndëshkon qytetarinRritja për 100 për qind e tatimit në pronë është KULMI.
Nuk e di ku e ka limitin ky pushtet por veprimet e tij janë veç në dëm të secilit prej qytetarëve të Kosovës.Ky pushtet po e varfëron edhe më shumë popullin, po e dërrmon atë. Goditje pas goditjeve dhe asnjë lajm të mirë për mirëqenien e tyre. /InLajmi/




















