Analisti, Dibran Hoxha, ka thënë se njëra ndër pikat në planin franko-gjerman ishte që të zbatohet marrëveshjet në mes Kosovës dhe Serbisë që janë bërë më herët.
Dhe për këtë u vendos si parakusht themelimi i Asociacionit, por që sipas Hoxhës është një listë e marrëveshjeve që nuk i ka zbatuar Serbia por Kosovës i vendosin Kosovës kusht që të bëj themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Hoxha ka aluduar se nëse themelohet Asociacionin, çfarë garancie ka Kosova që me marrëveshje ka me arrit të dakordohet.
“…pika në planin franko-gjerman ishte pika që duhet të zbatohen marrëveshjet paraprake. Është një listë e marrëveshjeve që nuk o zbatuar Serbia, pse na vendosin vetëm neve kush që të themelojmë Asociacionin. Le ta zëmë se po e pranojmë Asociacionin, çfarë garancioni ne kemi që me marrëveshje kemi me arrit me u dakordu, dhe na mbetet Asociacioni në derë”.
Hoxha tha se ka besuar që kryeministri, Albin Kurti, që është duke e mbajtur kartën e Asociacionin sipas Gjykatës Kushtetuese, e, të themelojë Asociacionin dhe të marrë njohjen,shkruan TV Dukagjni.
“…unë të paktën kam besuar deri vonë që Kurti është duke mbajte kartën e Asociacionit sipas Gjykatës Kushtetuese, nuk e besoj që kuvendi i atij Asociacioni do e pranojë të Kushtetueses dhe e dyta që nuk do përfshihet ajo forme e zbutjes të Asociacionit për të marrë njohjen”, ka shtuar ai.