Afër 2 orë ka zgjatur në Beograd, një mbledhje e Qeverisë së Serbisë, të hënën.
Kryeministrja Ana Bërnabiq, ftoi për mysafir special në këtë mbledhi presidentin e shtetit të saj, Aleksandër Vuçiq.
Vuçiq, aty informoi ekzektutivin për takimin që e kishte të premten e kaluar me 5 top 5 diplomat nga Evropa e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u bisedua propoozimi I Bashkimit Evropian, për marrëveshje me Kosovën.
“Ju thashë atyre që jemi të gatshëm ta pranojmë konceptin e të punojmë në zbatimin e marrëveshjes së propozuar”, tha Vuçiq të premten e 20 janarit.
Ndërkohë, ekzekutivi i Serbisë doli me deklaratë ku u tha se institucionet shtetërore serbe janë të sinkronizuara kur vije puna te qasja karshi propozimit për ujdi të shfaqur nga BE-ja, shkruan KlanKosova.
“Tani në këtë situatë duhet të kujdesemi për të gjitha aspektet. Nisur nga interesat tona kombëtare e shtetërore dhe të ardhmen e vendit. Kjo do të thotë që të vijmë deri te zgjidhja e kompromisit, me sa më pak dëme e sa më shumë përfitime për ne.” tha Ivica Daçiq, ministër i punëve të jashtme të Serbisë.