• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 18 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Analistët: Refuzimi i Asociacionit mund ta “rrëzojë” Kurtin, Kosovën e pret sanksionimi

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
23 January 2023
në KRYESORE
0 0
0
Analistët: Refuzimi i Asociacionit mund ta “rrëzojë” Kurtin, Kosovën e pret sanksionimi
0
SHPERNDARJE
63
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Asociacioni i komunave me shumicë serbe është bërë temë problematike në dialogun Kosovë-Serbi, pasi jo vetëm Serbia, por tani edhe SHBA edhe BE po e kërkojnë me ngulm formimin e tij, kjo me arsyetimin se serbët nga këto komuna do të kenë qasje të plotë në fushat e zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural, shkruan InLajmi.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe është bërë “pikë mospajtimi” mes aleatëve ndërkombëtarë dhe kryeministrit të vendit Albin Kurtit, pasi ky i fundit vazhdimisht është deklaruar kundër zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Ajo çka mbetet e paqartë deri tani është zbatimi ose jo i Asociacionit dhe “pasojat” që mund ta “godasin” Kosovën nga mospranimi i tij.

Profesori dhe njëherësh analisti politik Milazim Krasniqi, në një deklaratë për InLajmin, vlerëson se tashmë është e pamundur që të bëhet integrimi i serbëve në institucione pa u formuar Asociacioni.

“Çështja e Asociacionit është shndërruar në mjetin kryesor të presionit mbi Kurtin dhe Kosovën. Kjo është edhe për arsye praktike sepse pas daljes së serbëve nga institucionet dhe rebelimit të tyre në veri, pothuajse është e pamundur që të bëhet integrimi i serbëve në institucione pa u formuar Asociacioni”, tha ai.

Tutje, Krasniqi thekson se Asociacioni tashmë është “marrëveshje e kryer”, pasi është miratuar në kuvend dhe ka mbetur vetëm ratifikimi i tij.

“Në anën tjetër, çështja e Asociacionit është edhe një obligim ndërkombëtar që Kosova e ka marrë me ratifkimin e marrëveshjes në Kuvendin e Kosovës dhe si e tillë trajtohet si një çështje që është e kryer, pra e miratuar dhe vetëm do të implementohet”, tha Krasniqi.

Profesori universitar thekson se refuzimi i marrëveshjes së Asociacionit mund të çojë në pasoja të mëdha, duke filluar nga izolimi i Kosovës e deri te rrëzimi i Qeverisë së Kosovës.

“Fatkeqësisht në draftin franko-gjerman nuk është paraparë që Asociacioni të formohet në paketë me marrëveshjen e përgjithshme, por është paraparë që të formohet para se të arrihet kjo marrëveshje. Natyrisht, kjo nuk është e drejtë, por është presion mbi Kosovën. Se ku do të shkojë ky lloj presioni është e vështirë të prognozohet, por nëse refuzohet mund të ndodhë izolimi i Qeverisë së Kosovës, në variantet më të keqe edhe rrëzimi i kësaj qeverie, por asnjëra as tjetra nuk ofrojnë zgjidhje për problemin”, tha Krasniqi për InLajmin.

Krasniqi thotë se Asociacioni i është vënë si “gur në qafë” qeverisë Kurti, prandaj ai thekson se zgjidhja më e mirë mbetet koordinimi me aleatët ndërkombëtarë.

“Problemi mund të zgjidhet vetëm me veprim dhe koordinim mes Qeverisë së Kosovës dhe aleatëve ndërkombëtarë. Por si duket kryeministri Kurti ka vërshtirësi në vendosjen e mirëbesimit me Washingtonin dhe Brukselin, prandaj edhe presioni i tyre është joproproporcional dhe joparimorë, janë çështje që është vështirë të definohen. Por ajo që është e ditur tashmë është që Asociacioni është vënë si gur në qaf për Qeverinë e Kosovës”, tha ai.

Nga ana tjetër, njohësi i çështjeve politike Drizan Shala, thotë se ky refuzim dhe këmbëngulje për mospranimin e kësaj marrëveshje nga kryeministri Kurti po bëhet për shkak të idesë së mosrënies në kontraditë me qëndrimet e tij, pasi deri tani siç dihet, ai është deklaruar kundër.

“Tani më Asociacioni i komunave me shumicë serbe është gjendje faktike si rezultat i presionit dhe qëndrimit të SHBA-së. Qeveria aktuale në çdo formë dhe mënyrë po tenton që ta shtyjë, prolongojë formimin e saj. Sepse jetësimi i tij do të thoshte ndryshim i qëndrimit të Kurtit për gjatë karrierës së tij politike dhe kauzes për mosformim të ASK-së. ASK-ja nga qëndrimi publik i qeverisë Kurti bazohet në planin e Ahtisarit duke tentuar që të neutralizojë marrëveshjen ndërkombëtarë të nënshkruar në 2013”, tha ai.

Edhe Shala thekson se pasojat e këtij refuzimi mund të jenë “të këqija” jo vetëm për Kosovën, por edhe vetë Kurtin, pasi siç thotë ai, Kurti mund të shkarkohet nga detyra ndërsa Kosova mund të izolohet edhe sanskionohet ndërkombëtarisht.

“Në rast se qeveria nuk e zbaton ASK-në, SHBA-ja tani më ka nxjerrë vendimin e formës së prerë që do të gjejë partner alternativ duke anashkaluar kokëfortësinë e kryeministrit aktual. Në rast se qeveria aktuale tenton ta pengojë iniciativen amerikane atëherë kjo e fundit do ta gjejë vetën te izoluar në marrëdhëniet ndërkombëtare, e cila do të prodhojë sanksione ekonomike, politike për shtetin e Kosovës e në veçanti do të prodhojë shkarkimin e Kurtit nga detyra”, tha Shala për InLajmin.

Rikujtojmë, se në muajin prill të vitit 2013, Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut, kanë arritur Marrëveshjen e parë drejt normalizimit të marrëdhënieve, në bazë të së cilës është paraparë edhe krijimi i Asociacionit. Shqipe Vishaj /InLajmi/

Tags: Albin KurtiAsocacioni i Komunave SerbeDrizan ShalaMilazim Krasniqi
Postimi i mëparshëm

Koeficienti nën 120 euro për sindikatat i papranueshëm

Postimi tjetër

Vërshimet në Mitrovicë, Hamza: Ngadalë qytetit po i kthehet normaliteti

Të ngjajshme Postime

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi
KRYESORE

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

18 July 2025
Afrohet afati i gjykatës për konstituimin e Kuvendit, Limaj në takim te Osmani
KRYESORE

Afrohet afati i gjykatës për konstituimin e Kuvendit, Limaj në takim te Osmani

18 July 2025
Një termet prej 4.6 shkallë të Rihterit godet Shqipërinë
KRYESORE

Tërmet në rrethinën e Vitisë

16 July 2025
Zjarri ende nuk është lokalizuar në ndërtesën tek Parku i Qytetit në Prishtinë
KRYESORE

Zjarri ende nuk është lokalizuar në ndërtesën tek Parku i Qytetit në Prishtinë

16 July 2025
Pozita në ekzekutiv dhe deputetë, Kica-Xhelili: Supremja konfirmoi se Kurti dhe ministrat kanë shkelur ligjin
KRYESORE

Pozita në ekzekutiv dhe deputetë, Kica-Xhelili: Supremja konfirmoi se Kurti dhe ministrat kanë shkelur ligjin

15 July 2025
Sulmi i Muratit ndaj Supremes, Çitaku: Të papërmirësueshëm, në vend që të reflektojë e sulmon gjyqësorin
KRYESORE

Sulmi i Muratit ndaj Supremes, Çitaku: Të papërmirësueshëm, në vend që të reflektojë e sulmon gjyqësorin

15 July 2025
Postimi tjetër
Vërshimet në Mitrovicë, Hamza: Ngadalë qytetit po i kthehet normaliteti

Vërshimet në Mitrovicë, Hamza: Ngadalë qytetit po i kthehet normaliteti

Lajmet e fundit

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

18 July 2025
Shpërthim në qendrën e trajnimit të policisë, tre të vdekur në Los Angeles

Shpërthim në qendrën e trajnimit të policisë, tre të vdekur në Los Angeles

18 July 2025
Mediat spanjolle zbulojnë se Vinicius pati një kërkesë që tronditi Real Madridin

Mediat spanjolle zbulojnë se Vinicius pati një kërkesë që tronditi Real Madridin

18 July 2025
“Hape derën” – sherr mes 23-vjeçarit shqiptar dhe asistentes së fluturimit, avioni bën ulje emergjente

“Hape derën” – sherr mes 23-vjeçarit shqiptar dhe asistentes së fluturimit, avioni bën ulje emergjente

18 July 2025
Bajrami: Deputetët e VV-së po kryejnë vepra penale, organet e drejtësisë të veprojnë

Bajrami: Deputetët e VV-së po kryejnë vepra penale, organet e drejtësisë të veprojnë

18 July 2025
Rama: Pagesat në Shqipëri do të bëhen pa para cash

Rama: Pagesat në Shqipëri do të bëhen pa para cash

18 July 2025
Afrohet afati i gjykatës për konstituimin e Kuvendit, Limaj në takim te Osmani

Afrohet afati i gjykatës për konstituimin e Kuvendit, Limaj në takim te Osmani

18 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu