Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës këtë të enjte nuk u votua për projektligji për Trustin, përcjell InLajmi.
Për këtë reagoi deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu i cili e cilësoi si të turpshme mos votimin nga ana e vetëvendosjes.
Haxhiu shtoi se mobilizimi i pozitës kundër vullnetit të qytetarëve, ishte për keqardhje.
Postimi i plotë i tij:
I turpshëm votimi i VV- së kundër tërheqjes së 30 perqind të Trustit.
Edhe më turpërues për demokracinë presioni i LVV-së mbi deputetët nga hapësira e sallës së Kuvendit , nga zona dedikuar për mysafirë nga përsona N.N. të LVV-së vetëm e vetëm për ta kundërshtuar kërkesën e qytetarēve.
Mobilizimi i pozitës kundër vullnetit të qytetarëve, ishte për keqardhje deri në servilosje e perdhosje të dinjitetit të deputetit. /InLajmi/