• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 25 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Afro edhe një muaj pritet të hyjë në fuqi Ligji i Pagave, vlera e koeficientit mbetet sekret

Libona Gegaj nga Libona Gegaj
18 January 2023
në KRYESORE
0 0
0
Afro edhe një muaj pritet të hyjë në fuqi Ligji i Pagave, vlera e koeficientit mbetet sekret
0
SHPERNDARJE
37
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Në më pak se 3 javë pritet të hyjë në fuqi Ligji i ri i pagave në Kosovë, por asnjëri prej punëtorëve në sektorin publik nuk e di se sa do ta ketë pagën.

Ligji, i miratuar në dhjetor të vitit të kaluar, nuk e ka përfshirë vlerën e koeficientit, e cila përcakton një tavan deri ku mund të paguhet një punonjës i shtetit.

Si i tillë, Ligji është dekretuar tashmë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe është publikuar në Gazetën Zyrtare.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, thotë se vlera monetare e koeficientit do të caktohet gjatë këtij muaji, por nuk jep detaje se sa mund të jetë ajo.

Sipas Ligjit për buxhetin e vitit 2023, i miratuar po ashtu në dhjetor të vitit të kaluar, buxheti i përgjithshëm për paga në sektorin publik do të jetë 745.000.000 euro.

Aktualisht, paga mesatare bruto në Kosovë është rreth 480 euro në muaj.

Përfaqësues të punëtorëve kritikojnë Qeverinë për mospublikimin e vlerës së koeficientit dhe mospërfshirjen e saj në ligj.

“Jemi në pritje, urojmë që [koeficioneti] të mos jetë më i ulët se 120 euro”, thotë Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK).

Me këtë vlerë të koeficientit, thotë ai, pagat në sektorin e arsimit do të rriteshin.

Për shembull, mësimdhënësit në arsimin e mesëm të ulët, nivelin e koeficientit e kanë 5.6. Paga e tyre është 530 euro – me vlerën monetare të koeficientit 120 euro, ajo do të rritej në 672 euro.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve në Administratë Publike, Ali Gashi, thotë se kjo organizatë ka kërkuar që vlera monetare e koeficientit të jetë 130 euro, por se për të nuk ka marrë garanci.

“Në një takim me kryeministrin [Albin Kurti] e kam pyetur se sa do të jetë vlera e koeficientit dhe më ka thënë përafërsisht 120 euro. Nëse nxirret një vlerë e koeficientit jo e dinjitetshme, atëherë jemi mashtruar nga Qeveria”, thotë Gashi.

Ligji paraprak për pagat e shërbyesve civilë, i cili më pas është shfuqizuar, e ka pasur vlerën monetare të koeficientit 239 euro për vitin e parë të zbatimit të këtij ligji.

Ky ligj është miratuar në shkurt të vitit 2019, por, një muaj para se të niste zbatimi i tij – në janar të vitit 2020 – institucioni i Avokatit të Popullit e ka dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese për, siç ka thënë, “vlerësimin e përputhshmërisë” së tij me Kushtetutën e Kosovës.

Edhe për Ligjin aktual për pagat, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), më 6 janar, ka deponuar tek Avokati i Popullit kërkesë për fillimin e hetimeve për, siç ka thënë, shkelje të të drejtave të njeriut.

IKD-ja, në këtë kërkesë, ka vlerësuar se Ligji cenon sigurinë juridike të nëpunësve të sektorit publik, duke mos e përcaktuar vlerën monetare të koeficientit.

IKD-ja, po ashtu, ka thënë se ka gjetur se Ligji në fjalë përmban disa dispozita, të cilat paraqesin trajtim të pabarabartë të nëpunësve të sektorit publik – aspekt ky që, sipas IKD-së, paraqet shkelje të nenit 24 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, shkruan REL.

Institucioni i Avokatit të Popullit konfirmoi se e ka pranuar këtë kërkesë dhe tha se do ta shqyrtojë “brenda afatit ligjor”, që është 30 ditë.

 

Tags: Avokati i PopullitIKDLigji për PagaQeveria e Kosovës
Postimi i mëparshëm

Pretendimet për aferën milionëshe, reagon ashpër Berishaj

Postimi tjetër

Diskutimet për Trustin, deputetja e LDK-së: Kënd po e përfaqëson Lëvizja Vetëvendosje?

Të ngjajshme Postime

Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi
KRYESORE

Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

20 January 2026
Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes
KRYESORE

Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

20 January 2026
Uji nuk rekomandohet për pije në rajonet kryesore të Kosovës
KRYESORE

Uji nuk rekomandohet për pije në rajonet kryesore të Kosovës

20 January 2026
KQZ: Për 12 – 14 ditë mund të rinumërohen të gjitha votat, është shtuar numri i ekipeve të numërimit
KRYESORE

KQZ: Për 12 – 14 ditë mund të rinumërohen të gjitha votat, është shtuar numri i ekipeve të numërimit

19 January 2026
Kurti udhëton për në Davos, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror
KRYESORE

Kurti udhëton për në Davos, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror

19 January 2026
Paralajmërimi i Kryeprokurorit: Së shpejti aktakuzë për vrasjen e Jasharëve
KRYESORE

Paralajmërimi i Kryeprokurorit: Së shpejti aktakuzë për vrasjen e Jasharëve

15 January 2026
Postimi tjetër
Diskutimet për Trustin, deputetja e LDK-së: Kënd po e përfaqëson Lëvizja Vetëvendosje?

Diskutimet për Trustin, deputetja e LDK-së: Kënd po e përfaqëson Lëvizja Vetëvendosje?

Lajmet e fundit

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

20 January 2026
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë

Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë

20 January 2026
Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

20 January 2026
Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

20 January 2026
Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

20 January 2026
Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

20 January 2026
“Frikohet të flejë pa makijazh”, Elijona e ashpër ndaj Benitës

“Frikohet të flejë pa makijazh”, Elijona e ashpër ndaj Benitës

20 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu