Janë bërë 5 vjet që nga vrasja e ish-liderit të Iniciativës Qytetare, një herësh edhe të dënuarit për krime lufte ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë, Oliver Ivanoviq, dhe gjitha këto vite askush nuk është dënuar për këtë rast.
Anton Nrecaj, nga Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional, tha se për Ekonomia Online, vrasja e Ivanoviqit mbetet enigmatike, duke shtuar se problem kryesorë i moszbardhje të këtij rasti mbetet mosbashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai tha se për zbardhjen e këtij rasti është e nevojshme trysnia e ndërkombëtarëve ndaj Serbisë.
“Kur flasim për një figurë e cila ka qenë e involvuar në politikën e Kosovës, Ivanoviq ka qenë i dënuar për krime lufte, për vrasje të civilëve shqiptarë gjatë viteve 2.000, për këtë ai ka qenë duke vuajtur dënimin me burgim. Në momenti kur Ivanoviq u liruar doli që të jetë përsëri figurë eminente politike, dhe doli që të jetë kundërshtar i disa partive politike, mirëpo qe vrasja tij mbetet enigmatike”, tha ai.
“Problemi kryesor qëndron ne faktin që nuk ka një bashkëpunim ose një presion politikë ndërkombëtarë të bashkëpunimit në mesë të Kosovës dhe Serbisë për të pasur një epilogë përfundimtarë në rastin Ivanoviq. Sepse Prokuroria e Kosovës është e limituar për të marr informata dhe për të mbledhur prova dhe argumente në mënyrë që të filloj një proces mbi bazën e të cilës do të ngritej një aktakuzë ndaj personave që do te mund ta kenë kryer vrasjen dhe gjithçka që duhet të ketë këtu është që të ketë një bashkëpunim ndërkombëtarë”, tha ai.
Nrecaj theksoi se Serbia nuk është e interesuar që të zbardhet ky rast, pasi po shfrytëzon politikisht.
“Vullneti i shteti serb është zero sepse ata fare nuk janë të interesuar që të ketë drejtësi për Ivanoviqin, realisht duan të shfrytëzonte për aspekte politike. Këtu e kemi serish një pjesë të ndërhyrjes politike serbe në sistemin tonë të drejtësisë, mu sikur se e kemi të njëjtën situatë me gjyqtarët dhe prokurorët. Momentin kur politika serbe dhe qeveria në Serbi i udhëzon këta gjyqtarë dhe prokuror të kthehen në vendin e punës, ne do ta kemi një situatë të tillë”, tha ai.