Këtë të enjte Projektligji për tërheqjen e 30% të Trustit do të jetë sërish në rend dite, përcjell InLajmi.
Për këtë Projektligj foli për gazetën InLajmi edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demoratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.
Haxhiu tha se projektligjin për tërheqjen e Trustit duhet ta votojnë të gjithë deputet pa dallime politike.
“Iniciativa per Trustin është me kërkesën e qytetarëve me 21.398 nenshkrime prandaj pa dallime politike duhet te votohet”, tha Haxhiu.
Më tej ai iu bëri apel të gjithë deputetëve që të votojnë për Projektligjin për Trustin.
Ndryshe, këtë projektligj po e përkrahin të 3 partitë opozitare, ndërsa kundër është partia në pushtet. /InLajmi/