Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz në një konferencë të përbashkët për media me komologen e saj sllovene, Tanja Fajon ka përmendur rastin e ambasadorit Martin Berishaj, raporton InLajmi.
Ajo tha se deri në momentin kur po flet nuk posedon as edhe një informacion zyrtar në lidhje me Berishajn, duke lë të kuptohet se i njëjti nuk ka kryer ndonjë shkelje ligji.
Kështu Gërvalla-Schwarz pa nje pa 2 tha se nuk do të shkarkohet Berishaj nga spekulimet mediale, por vetem nëse ka arsye faktike.
“Ambasadori nuk shkarkohet për shkak të spekulimeve mediale ai shkarkohet kur ka arsye faktike. Deri në këtë moment unë nuk kam asnjë informacion të vetëm zyrtar që shkelje të tilla kanë ndodhur”, tha Gërvalla-Schwarz.
Tutje ajo u shpreh se ka kërkuar që shtetet të cilat posedojnë informacione mbi akuzat e tij t;i dëshmojnë ato.
“Unë kam kërkuar dhe vazhdoj të kërkoj nga shtetet të cilat janë përmendur që të na japin informacione se a janë të vërteta apo spekulime të medieve të ndryshme akuzat ndaj tij”, theksoi ajo.
Si përfundim Gërvalla-Schwarz tha se i ka kërkuar Berishajt të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për media e që aty mund t;i përgjigjie pyetjeve në tërësi, por që se a ka pranuar Berishaj nuk dihet akoma.
“Sot në mëngjes kam folur me ambasadorin Berishaj dhe ai ka treguar gatishmërinë që të bëjmë një konferencë të përbashkët për shtyp ku ai do të mund t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve”, përfundoi Gërvalla-Schwarz. /InLajmi/