Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon shprehet e bindur se Kosova dhe Serbia duhet të fillojnë patjetër negociatat për normalizimin e marrëdhënieve, raporton InLajmi.
Gjatë një konferencë të përbashkët për media me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, diplomatja sllovene, foli edhe përs situatën aktuale me theks në veri për çka tha ajo se ishte shqetësim për të gjithë.
Fajon, theksoi se siguria dhe rreziqet në Ballkan është shqetësim për të gjithë.
“Të gjithë jemi të shqetësuar për rreziqet e sigurisë në Ballkan, duam një Ballkan të fortë dhe Kosovë të fortë. Tensionet në veri, kam thënë që Kosova duhet të të përpiqet për normalizimin e marrëdhënieve nuk duhet të bëhet eskalimi i gjendjes atje”, tha ajo.
Ajo përmendi liberalizimin e vizave, duke thënë se vendimet e fundvitit ishin “sukses i përbashkët”.
“Sllovenia dhe Kosova kanë shumë lidhje, ne kemi lidhje aq të forta, ku mund të them se në fillim të këtij, viti ju urojë të gjithëve për suksesin e përbashkët që kemi arritur në liberalizimin e vizave për kosovarët. Po ashtu, do ta mbështesim Kosovën në anëtarësim në Këshillin e Evropës”, shtoi Fajon. /InLajmi/