Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka kujtuar Masakrën e Reçakut në 24 vjetorin e shënimit të saj duke shprehur dhimbje për tmerrin që përjetuan populli kosovar, përcjell InLajmi.
Tahiri tha se viktimat që ranë në 15 janarin e atij viti nuk do të harrohen kurrë, ndërsa sipas saj masakra e kryer në të rënët është krim i tmersshëm.
Ajo u shpreh se shteti serb ishte ai i cili kreu gjenocid ndaj shqiptarëve në Kosovë, kurse jetët e rënëve u kthyen në liri dhe pavarësi për shtetin kosovar.
Postimi i plotë i saj:
Sot 24 vjet nga Masakra e Reçakut. Kujtojmë, nderojmë dhe asnjëherë nuk harrojmë viktimat e krimit të tmerrshëm të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë. Lavdi gjithë atyre që dhanë jetën për liri dhe pavarësi!/InLajmi/