Haxhiu tha se Reçaku përveç sakrificë dhe aromë lirie është dhimbje e ngulitur në zemrat e popullit shqiptar e cila nuk do të harrohet kurrë, pasi ishte pikërisht kjo masakër e cila tmerroi botën para 24 vitesh.
Ai ka shtuar se dhimbja dhe ndërgjegjia për Reçakun akoma po presin drejtësin të bie në vend.
Postimi i plotë i tij:
Reçaku dhimbja e jonë që nuk harrohet!
Sot 24 vite nga masakra që tmerroi botën, ku policia dhe ushtria serbe vranë dhe masakruan dhjetëra banorë të fshatit Reçak.
Masakra e Reçakut është gurthemeli i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, është dhimbja dhe ndërgjegja që ende pret drejtësi.
Lavdi jetës dhe veprës së të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!/InLajmi/