Në emisionin “Politiko”, komentatori politik, Halil Matoshi ka folur rreth formimit të Asociacionit, i cili ka thënë se kjo është çështja më e keqpërdorur në histori të Kosovës
Matoshi ka përmendur pasojat ndaj Kosovës, në rast se kryeministri, Kurti nuk do ta pranojë formimin e Asociacionit.
Sipas tij, izolimi i qytetarëve do të jetë nënshtrimi i radhës, kjo pasi siç tha Matoshi, secila shmangje ndaj kësaj marrëveshje do ta dëmtojë Kosovën.
“Nëse ti si palë kosovare je jokonstruktive dhe e refuzon marrëveshjen për formimin Asociacionin, do t’i nënshtrohesh izolimit dhe Kurti do të jap dorëheqje. Topi është të Qeveria e Kosovë, çdo shmangje, çdo ikje e Kurtit do t’i hupë kohë Kosovës, dhe vetëvetës si politikan, dhe do të na dëmtojë substancialisht ne si Kosovë”, tha tutje Matoshi në Politiko.
Matoshi ka thënë se secila Qeveri që nuk ka themeluar Asociacionin ka shkelur ligjin.
“Asociacioni është zgjidhje kushtetuese dhe secili qytetar që ngrihet kundër një mekanizmi kushtetues nuk është patriot, është anti-Kosovë. Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe, është çështja më e keqpërdorur ndonjë herë në historinë e këtij vendi. Është keqpërdor edhe nga Qeveritë paraprake sepse është quajtur si mundësi që mund të ketë elemente të një Republike Serbe, ku është frikësuar edhe qytetari. Marrëveshja e 2013-tes ka shkuar në Kuvend si marrëveshje ndërkombëtare dhe si e tillë është votuar me 83 vota përfshira votën e dyfishtë dmth e ka marrë karakterin e një marrëveshje ndërkombëtare që me automatizëm bëhet ligj i aplikueshëm I brendshëm. Andaj krejt Qeveritë që se kanë themeluar e kanë shkel ligjin, sepse është shkelje ligji mos me zbatu ligjin që e voton ën Kuvend.”, ka thënë Matoshi.
Tutje, Matoshi ka thënë se Kurti me opozitarizmin e tij e ka penguar zbatimin e kësaj marrëveshje duke thënë se gjysma e Kosovës ka qenë në flakë atëherë, shkak i asaj që e kanë quajtur “Zajednicë”, janë sulmuar policia, janë vra njerëzit në rrugë, është gjuajtur gaz lotsjellës etj.