I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Beograd, Miroslav Lajçak, është takuar me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyin.
Lajçak, përmes një potimi në Twitter ka shkruar se me komisionerin Varhelyi ka biseduar për dialogun, shkruan Telegrafi.
“Mirë që u takova me komisionerin Oliver Varhelyi sot. Ishte e dobishme të diskutohej dialogu në kontekstin më të gjerë rajonal dhe synimet e Bashkimit Evropian për vitin 2023”, ka shkruar Lajçak në Twitter.