Ambasadori i Republikës së Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi këtë të martë u takua me ambasadorin e Somalisë atje, Jama Mohamed, përcjell InLajmi.
Kjo është bërë e ditur nga vetë diplomati somalez, i cili thotë se me ambasadorin e Vrenezi patën një takim produktiv me ç’rast së bashku kanë diskutuar për forcimin e raporteve bilaterale.
Ndryshe ky takim në Ankara vjen pak ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq doli me pretendimet e tij se Somalia është një nga shtetet që e ka “çnjohur pavarësinë e Kosovës”. /InLajmi/
Ambassador @AgonVrenezi met with Somali Ambassador HE @Jamaidid. They discussed the possibilities of deepening cooperation between the two countries and exchanged views on regional and international developments. pic.twitter.com/i35QYnuf3h
— Kosovo Embassy Ankara (@KosovoInAnkara) January 10, 2023