Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Liza Gashi ka reaguar për sulmin me gurë në Serbi ndaj autobusit që po udhëtonte nga Peja për në Dortmund, përcjell InLajmi.
Zëvendësministrja tha si ministri janë mjaft të shqetësuar në lidhje me këtë rast por fatmirësisht asnjë person nuk është lënduar.
E për këtë incident Gashi akuzoi presidentit serb Aleksandar Vuçiq si nxitës i dhunës ndaj shqiptarëve.
Reagimi i plotë i saj:
Dje, një autobus i mbushur me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova për në Gjermani është sulmuar me gurë teksa kalonte nëpër Serbi. Fatmirësisht, askush nuk është lënduar. Megjithatë, ne jemi shumë të shqetësuar nga sulmi dhe dënojmë motivet pas këtij agresioni.
Republika e Kosovës është kundër çdo kërcënimi me bazë etnike ndaj qytetarëve dhe mërgatës së saj. Është e qartë se regjimi i [Aleksandar] Vuçiqit dhe nxitja e tij për agresion ndaj shqiptarëve të Kosovës është ende në funksion me pasoja potencialisht të mëdha. /InLajmi/