Nga sot e tutje deputetja Shqipe Pantina është bërë zyrtarishtë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, këtë e ka bërë të ditur i pari i kësaj partie, Lumir Abdixhiu, përcjell InLajmi.
Abdixhiku tha së ndihet i lumtur që Pantina i është bashkuar LDK-së pasi përveç se do e pasuroi partinë ajo do sjellë një frymë të re brenda.
Tutje ai shtoi se LDK është adresa e vetme për njerëz profesionist, sepse kemi obligim që qztetarëve të vendit ti ofrojmë platformë politike të denjë për të rdhmen e shtetit tonë.
Postimi i plotë i tij:
Shqipe Pantina nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ajo i bashkohet shtëpisë sonë politike si një profesioniste me përvojë të shquar në jetën publike.
Shqipja ka shërbyer për 2 mandate si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Para angazhimit politik, ajo ishte pjesë e shoqërisë civile, sikurse dhe konsulente në projekte të ndryshme ndërkombëtare me organizata prestigjioze si USAID, BE, OSBE, NDI, IFES e IREX.
Shqipja i ka të mbaruara studimet bazike në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Shkencave Politike, ndërsa ka magjistruar në Universitetin e Gracit në Austri, në fushën e studimeve evropiane. Në vitin 2012 ka specializuar në Universitetin e Indianas të SHBA-ve në fushën e sistemeve zgjedhore.
Jam jashtëzakonisht i lumtur për ardhjen e Shqipes në LDK. Ajo përveç se pasuron radhët tona politike, vazhdon ciklin e bashkëngjitjeve që anëtarë të jetës publike, politike, medias e shoqërisë civile po e bëjnë me LDK-në. Lidhja Demokratike e Kosovës sot është bërë adresa e vetme e profesionistëve të tillë. Nga këtu, kështu, e kemi për obligim t’i ofrojmë qytetarëve të vendit platformë politike të denjë për rrugëtimin e ardhëm që Kosova e meriton.
Shqipe, mirë se vjen!/InLajmi/