Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, për të kaluar nga Republika e Kosovës në shtetin serb përmes pikës kufitare tek Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 20 minuta, përcjell InLajmi.
Në këtë pikë kufitarë kolonat arrijnë deri në 50 metra, ndërsa në pikë kalimin në Merdarë pritje për të dalë nga Kosova janë 10 deri në 15 minuta dhe kolona e veturave është 30 metra.
Kurse në të gjitha pikat tjera kufitare për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova, pritjet nuk janë më shumë se 5 minuta./InLajmi/