Një person është plagosur në një lokal në lagjen Emshir në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës. Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell IndeksOnline
Policia njoftoi se aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.