Kryetari i Mitrovicës Bedri Hamza, e ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott dhe bashkëpunëtorët e tyre, përcjell InLajmi.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e vazhdueshëm në mes institucioneve dhe Ambasadës Britanike.
Hamza i ka shprehur mirënjohje diplomatit britanik për bashkëpunimin e ngushtë dhe përkrahjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe dhe popullit britanik për Kosovën.
Postimi i plotë i tij:
Sot kisha kënaqësinë të pres në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, z. Nicholas Abbott dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Në takim diskutuam për bashkëpunimin e vazhdueshëm në mes institucioneve dhe Ambasadës Britanike, si dhe shpreha mirënjohjen për bashkëpunimin e ngushtë dhe përkrahjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe dhe popullit britanik për vendin tonë. /InLajmi/