Së fundi në Kosovë të shpeshta kanë qenë raportimet për sulme ngacmime dhe sulme seksuale.
E një rast i tillë ka ndodhur edhe së fundmi kjo pasi një mësues nga Vushtrria është suspenduar nga puna, nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të klasës së 6-të.
Kjo është konfirmuar edhe nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
Në një deklarim për klankosova, Idrizi u shpreh se do të ketë zero tolerancë për këdo që shkel ligjin.