Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur mbledhjen e parë të kabinetit të tij qeverisës për vitin e ri, përcjell InLajmi.
Rama tha se në këtë vit ashtu siç ka shumë për të thënë ka edhe shumë për të bërë për arritjen e rezultateve konkrete në vitin 2023.
Ai tha se prioritet para se gjithash janë ata që më së shumti kanë nevojë dhe duke e cilësuar qeverinë e tij si të shumicës dhe jodalluese.
Postimi i plotë i tij:
Projekte konkrete dhe punë konkrete, për rezultate konkrete në vitin ku sapo hymë.
Shumë për të thënë, po sidomos shumë për të bërë, duke pasur çdo ditë parasysh mbi të gjitha ata që kanë më shumë nevojë.
Qeveri e Shumicës, jo e disave./InLajmi/