Çështja e të zhdukurve po vazhdon të jetë plagë e hapur për familjarët e viktimave.
Por, rruga drejt drejtësisë po zgjat shumë.
Sipas kryesuesit të komisionit qeveritar për personat e zhdukur, Andin Hotit, Serbia po vazhdon ta pengojë këtë proces.
Hoti tha se dokumentit për të pagjeturit, Serbia ia shtoi disa paragrafë.
Hoti thotë se këto veprime të Serbisë do ta zgjasin arritjen e marrëveshjes.
Hapja e arkivave në Beograd, do të lehtësonte procesin e zbardhjes së fatit të personave të pagjetur, shkruan Gazeta Express
Sipas kryesuesit të komisionit qeveritar, zhvillimet në veri të vendit kanë ndikuar në këtë proces.