Serbia ka problem të madh me natalitetin.
Presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq sot ka folur për këtë telash në konferencën vjetore, duke kërkuar nga populli i tij që të mos i duan qentë më shumë se fëmijët.
Ai ka thënë se gabimisht është fituar përshtypja se Beogradi qëndron më mirë me natalitetin se sa qytetet tjera të Serbisë, , transmeton Gazeta Express.
“Mos mendoni që situata në Beograd është më e mirë se në Nish, Kragujevc ose Kralevë. Jo, situata në Beograd është shumë më e rëndë. Përkundër se ka më shumë para, njerëzit nuk duan fëmijë. Aq më shumë shtëpi që kemi dhe sa më të varfër po të ishim, aq më shumë fëmijë do të kishim. Një rregull i mahnitshëm. Mos u shqetësoni, mua më pëlqejnë si qentë ashtu dhe macet, por mos t’i duam qentë më shumë se fëmijët”, ka thënë ai.