Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu paralajmëroi Greqinë që të mos vazhdojë me asnjë zgjerim të ujërave të saj territorialë në Egje, transmeton InLajmi.

Ministri i Jashtëm turk kërcënoi me hakmarrje Greqinë derisa nënvizoi se Turqia nuk do të pranojë zgjerimin qoftë edhe me një milje të Greqisë në detin Jon.
Ligji ndërkombëtar detar i lejon Greqisë të zgjerojë ujërat e saj territoriale deri në 12 milje detare. Por në një deklaratë parlamentare të vitit 1995, Turqia tha se një shtrirje e tillë në Egje do të shihej si një shkak lufte, sepse pjesa më e madhe e bregdetit të saj do të privohej nga qasja në det, shkruan Politico.
Turqia ka rritur retorikën e saj kundër Greqisë në muajt e fundit. /InLajmi/





















