• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 20 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Kulturë Libri

Disa nga librat më reflektues që duhet lexuar!

Vjosa Haxhiaj nga Vjosa Haxhiaj
3 January 2023
në Libri
0 0
0
Disa nga librat më reflektues që duhet lexuar!
0
SHPERNDARJE
64
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Librat e shkëlqyer u ofrojnë lexuesve një përvojë unike për të zhvilluar veten, duke e përjetuar botën përmes tregimeve të njerëzve të tjerë. Ato nxisin një reflektim të thellë dhe shërbejnë si tregime paralajmëruese, të cilat mund të jenë të fuqishme nëse leksionet që nxjerrim prej tyre zbatohen me mençuri në jetën tonë.

Për më tepër, librat e mëdhenj na kujtojnë se përvoja njerëzore është praktikisht e njëjtë, pavarësisht nga gjeografia apo periudha kohore. Për më tepër, ato inkurajojnë qartësinë e mendimit, gjë që mund të na ndihmojë t’ia dalim përballë rrethanave të vështira në një botë të trazuar. Më poshtë janë 5 libra të mrekullueshëm, që duhet të na nxisin të punojmë mbi atë që duhet të rregullohet më shumë në këtë botë:mbi veten tonë.

Vëllezërit Karamazov

Mësimi i jetës: Të gjithë jemi përgjegjës për të keqen që ekziston në botë.

Romani realist i Fjodor Dostojevskit, është shumë aktual brenda kontekstit historik të trazirave shoqërore të Rusisë të shekullit XIX-të. Ai tregon historinë e një babai dhe 3 djemve të tij në një nga periudhat më të rëndësishme në historinë e Rusisë. Romani është pjesërisht një thriller, pasi 3 djemtë janë të përfshirë në vrasjen mizore dhe të çuditshme të babait të tyre.

Djali i 2-të tepër intelektual është veçanërisht i trazuar nga pesha e të keqes në botë, dhe përvoja e tij pasqyron shqetësimet e thella për njerëzimin, lirinë, të mirën dhe të keqen që kanë ardhur për të karakterizuar jetën moderne. Një nga mësimet kryesore të romanit është

i rrënjosur tek besimin ortodoks lindor, se të gjithë janë përgjegjës për të gjithë, duke nënkuptuar se ne të gjithë kemi kontribuar në shkatërrimin e botës sonë, gjë që mund të jetë në kontrast me idetë perëndimore për individualizmin.

Në sfondin e historisë së pasur të Rusisë, Dostojevski përshkruan ulje-ngritjet e përvojës sonë të përbashkët njerëzore, duke na kujtuar se ne gjithashtu kemi fuqinë për të ndryshuar gjërat. Ndërsa shohim me një shqetësim në rritje trajektoren e botës, epilogu i romanit na sugjeron se një shkëndijë e vogël e së vërtetës tek secili prej nesh, mjafton për të rindezur dëshirën për të mirën, të vërtetën dhe të bukurën.

Gjërat shpërbëhen

Mësimi i jetës: Jini fleksibël dhe pragmatik, dhe jo të ngurtë.

Në veprën klasike të Çinua Açebe, Things Fall Apart (Gjërat shpërbëhen), përballemi me luftën e një njeriu me veten, ndërsa shoqëria ku jeton shndërrohet para syve të tij. Historia rrëfen jetën e një luftëtari të famshëm në një fis të epokës para-koloniale në Nigerinë Juglindore, i cili sheh me hidhërim rritjen e ndikimit të misionarëve dhe kolonialistëve të krishterë midis popullit të tij.

Romani përshkruan traditat e pasura para–koloniale të popullit Igbo, ndërsa luftëtari përpiqet me të gjitha mënyrat të ruajë traditat dhe mënyrën e jetesës së popullit të tij. Megjithatë, në fund e kupton se gjërat kanë shkuar shumë larg, dhe se shoqëria Igbo ashtu siç e njihte dikur është duke u shpërbërë.

Luftëtari i Açebes refuzon të pranojë se shoqëritë janë dinamike, dhe se ato i nënshtrohen vazhdimisht ndryshimeve. Në ngurtësinë e tij, luftëtari refuzon të pranojë se fotografia e tij idealiste e traditës Igbo përfshinte gjithashtu disa praktika që i dehumanizuan të tjerët.

Me urrejtjen e tij virtuale ndaj dobësisë, ai e çon në ekstrem guximin e tij zakonisht të virtytshëm, duke shkaktuar edhe vdekjen e vet. Në këtë proces ai e kthen mbi vete dhunën e kolonializmit, duke menduar se ky akt i fundit sfidues do ta çojë përpara kauzën e tij. Megjithatë, luftëtari nuk arrin të kuptojë se koha i zhduk konturet e vrazhda të veprimeve tona individuale, duke i zbutur ato në tronditjen e vazhdueshme të historisë. Në thelb, gjithçka për të cilën ai luftoi me të drejtë, vdiq bashkë të. Me këtë roman, Açebe na paralajmëron të jemi kundër interpretimeve të ngushta të shoqërisë, dhe na inkurajon të jemi fleksibël dhe pragmatikë.

Zbulesa

Mësimi i jetës: Ndoshta problemi jeni ju vetë.

E shqetësuar thellësisht për nihilizmin mbizotërues që ajo pa, koleksioni i tregimeve të shkurtra të shkrimtares amerikane Flaneri O’Konor synonte t’i trondiste lexuesit. Personazhet e saj më të paharrueshëm janë të krishterë të respektuar, me qëllime të mira, përpjekjet në dukje të të cilëve për devotshmëri, kontrastojnë shumë me mendjemadhësinë e tyre që ekziston thellë brenda vetes së tyre.

Këta personazhe fshihen me mjeshtëri pas mirësjelljes dhe përshtatshmërisë shoqërore, ndërsa mbeten të vetë-kënaqur. O’Konor u përpoq që të shkundte me forcë personazhet e saj (dhe lexuesit) nga kjo vetëkënaqësi. Tek novela “Zbulesa”, një grua e respektuar, e ndërgjegjshme për përkatësinë e saj klasore, sulmohet papritur nga një vajzë adoleshente, e cila dukshëm është e neveritur nga vaniteti i saj.

Fasada sociale e gruas shkatërrohet për një moment nga përpjekja e vajzës për të nxitur tek ajo një reflektim të brendshëm. Përveç portretizimit të shkathët të mënyrave të sjelljes aristokrate në SHBA-në e Jugut, historia na tregon se botëkuptimi i kësaj gruaje nuk lë vend për humanizmin e të tjerëve.

Megjithatë, tronditja nga fyerja dhe goditja e lehtë fizike nga adoleshentja, mjaftojnë për tëzgjuar tek ajo idenë se pavarësisht sjelljeve të saj, ajo mund të jetë ndonjëherë shumë e keqe nga brenda. Në qendër të tregimit është ideja se rrahja dhe fyerja ndodhën për ta ndihmuar gruan të pranonte të vërtetën me veten, dhe të fillonte të vinte në pikëpyetje pikëpamjet e saj arrogante mbi veten dhe njerëzit përreth saj.

Krishti i varfër i Bombas

Mësimi i jetës: Ne jemi të verbër ndaj vuajtjeve që u shkaktojmë të tjerëve, sepse nuk mund të shohim dot përtej vuajtjet tona.

I vendosur në pyjet e Kamerunit kolonial, romani i Mongo Betit tregon historinë e një prifti katolik francez, i cili zbulon kotësinë e imponimit të besimeve, praktikave ose (në këtë rast) virtyteve ndaj të tjerëve. Prifti francez ka ngritur një shtëpi unike për trajnimin e grave të ardhshme, ku gratë angazhohen në detyra të ndryshme, duke kultivuar virtyte të forta katolike përpara se të lejohen të martohen.

Megjithatë, përmes një sërë zbulimesh tronditëse, ai zbulon se objektivi i tij i virtytshëm është zhvlerësuar si për ironi nga mendjemadhësia e tij dhe e atyre që e rrethojnë. Disa personazhe në libër, nxjerrin në pah dyfytyrësinë e qenieve njerëzore, ku në një rast ata e shohin veten viktima të sistemit kolonial dhe në një tjetër si viktimizues të atyre që i rrethojnë.

Natyra e dyfishtë e veprimeve të tyre, tregon se ata, ndoshta si shumë prej nesh, janë të verbër ndaj vuajtjeve që u shkaktojnë të tjerëve, sepse nuk mund të shohin përtej vuajtjes së tyre. Beti na kujton se është më e lehtë nga sa mendojmë të luhatemi mes viktimës dhe kriminelit, dhe na takon të gjithëve që të hapim sytë, në mënyrë që të mos shkelim verbërisht të tjerët në kërkimin tonë për drejtësi.

Fausti

Mësimi i jetës: Puna e përditshme për t’u bërë një njeri më i mirë nuk mbaron asnjëherë.

Fausti i Johan Volfgang Gëtes, tregon historinë e përpjekjes së një shkencëtari për të kapërcyer kufirin e njohurive njerëzore. Bazuar në një epikë mesjetare, personazhi kryesor iashet shpirtin e tij Djallit në një përpjekje për të kapërcyer kufijtë e përvojës njerëzore.

Natyrisht, ky vendim i dyshimtë (si shumë të tjerë që përfshijnë shitjen e pjesëve të vetes te qeniet e liga) ka pasoja shkatërruese. Gjithsesi nuk është gjithçka e humbur, pasi në fund, shkencëtari përmes kërkimit të tij këmbëngulës arrin të kuptojë se i gjithë kozmosi (madje edhe i ligut) punon për të mirën.

Tema kryesore e tregimit, sillet rreth konceptit se jeta është një përpjekje e pandërprerë, duke nënkuptuar që ne duhet të vazhdojmë të punojmë me veten tonë; një proces që nuk ndalet asnjëherë gjatë gjithë jetës. Vepra e Gëtes na mëson se është detyra jonë, madje më e rëndësishmja, dhe më e shenjta, të zbulojmë pse jemi këtu. Ne duhet të vazhdojmë të bëjmë pyetje të rëndësishme, të shohim nga vetja dhe të mësojmë nga të tjerët. Këto janë thelbësore për të qenë qenie njerëzore të vërteta.

Çfarë i bën të shkëlqyera kryeveprat?

Librat e mëdhenj zakonisht karakterizohen nga 2 gjëra:universaliteti dhe përjetësia. Siç tregojnë këto 5 histori, konteksti historik është pothuajse i parëndësishëm, pasi përvoja njerëzore e kapërcen kohën, hapësirën dhe vendndodhjen gjeografike, shkruan Kult.Plus

Për më tepër, librat e shkëlqyer mund të na ndihmojnë të riorganizojmë kuptimin tonë mbi botën ose siç shprehej kritiku i famshëm letrar Harold Blum, ato na inkurajojnë të “riorganizojmë përgjithmonë mobiliet e jetës sonë”. Kjo sepse ato mund të ndikojnë mbi thuajse në çdo aspekt të jetës sonë. Ato na mësojnë të jemi mendimtarë kritikë, pragmatikë, të mprehtë dhe empatikë. Po ashtu na ndihmojnë në ndërtimin e karakterit të mirë. Dhe njerëzit me karakter të mirë formojnë institucione, shoqëri dhe kombe më të mira.

Tags: AutoretKamerunTregimet
Postimi i mëparshëm

KB Peja prezanton përforcimin e radhës, Fatlind Shoshaj

Postimi tjetër

Për herë të parë një papë varroset nga pasardhësi i tij

Të ngjajshme Postime

Danimarka ndërmerr masa ligjore për të nxitur leximin tek të rinjtë
Libri

Danimarka ndërmerr masa ligjore për të nxitur leximin tek të rinjtë

21 August 2025
Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës! 
Libri

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës!

2 August 2025
Nesër në Prizren , fillon festa e librit
Libri

Nesër në Prizren , fillon festa e librit

29 July 2025
Mevludin Hrniq rrëfen tmerrin e Srebrenicës: 80 ditë makth për të mbijetuar
Lajme

Mevludin Hrniq rrëfen tmerrin e Srebrenicës: 80 ditë makth për të mbijetuar

8 July 2025
Elena Ferrante, misteri i një gjeniu të padukshëm
Libri

Elena Ferrante, misteri i një gjeniu të padukshëm

3 July 2025
Helena Kadare: “Do ta shkruaj një libër për Gjakovën”!
Libri

Helena Kadare: “Do ta shkruaj një libër për Gjakovën”!

14 June 2025
Postimi tjetër
Për herë të parë një papë varroset nga pasardhësi i tij

Për herë të parë një papë varroset nga pasardhësi i tij

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu