Për një kohë të gjatë shkencëtarët nuk mund të identifikonin sasinë e borës, shiut dhe ngrirjes në të gjithë rajonin e Arktikut, por kjo tani ka ndryshuar, transmeton InLajmi.
Një hetim i udhëhequr nga Universiteti i Alaskës Fairbanks ka publikuar statistika të rëndësishme të reshjeve dhe borës nga 10% deri në 15% që nga viti 1950.
“Po bëhet më i lagësht kudo, dhe në të gjitha stinët, me një zhvendosje nga bora në shi në skajet e Arktikut ku temperaturat janë më të larta”, thuhet në raportin e tyre.
Tetori 2021 deri në shtator 2022 ishte viti i 3-të më i lagësht i 72 viteve të fundit, shkruan BBC.
Vlerësimi është publikuar në Kartën e Raportit të Arktikut 2022, një publikim vjetor nga Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës së SHBA. /InLajmi/