Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, ka uruar që viti 2023 të jetë i paqes dhe përparimit, përcjell InLajmi.
Hovenier ka uruar të gjithë kosovarëve një vit të ri të mrekullueshëm, duke uruar që 2023-ta të jetë vit i zgjidhjeve në shërbim të nevojave të gjithëve.
Ai gjithashtu ka shtuar në këtë urim edhe familjen e tij duke shpresuar për një vit me plot përparime.
Postimi i plotë i tij:
Familja ime dhe unë ju urojmë një vit të ri të mrekullueshëm. 2023-ta të sjellë paqe, përparim dhe zgjidhje që u shërbejnë nevojave të të gjithë kosovarëve./InLajmi/
