• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 22 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Hoti: Si pasojë e mosveprimit të qeverisë, mungojnë 500 milionë euro

Vjosa Haxhiaj nga Vjosa Haxhiaj
31 December 2022
në Kosovë
0 0
0
Hoti: Si pasojë e mosveprimit të qeverisë, mungojnë 500 milionë euro
0
SHPERNDARJE
35
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e konsideron si gjendjen më të rëndë ekonomike që nga paslufta. Sipas tij, vlera e buxhetit për vitin e ardhshëm, është më i ulët sesa viteve të kaluara, për shkak të normës së lartë të inflacionit.

Hoti ka thënë se fuqia blerëse e këtij buxheti, është më i vogël krahasuar me buxhetet e viteve paraprake.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Hoti ka thënë se si pasojë e mosveprimeve të Qeverisë, ekonomisë vendëse i mungojnë rreth 500 milionë euro.

Ndonëse thotë se si opozitë e kanë të pamundur rrëzimin e kësaj Qeverie, deputeti i LDK-së thotë se të njëjtën e bëjnë skandalet e ngjarjet që ndodhin në Kosovë.

“Unë jam i bindur se nuk ka logjikë që të zhvillohet debat pozitë-opozitë siç duhet në një vend demokratik. Në një vend demokratik, një parti politike e merr mbështetjen qytetare e partitë tjera dalin në opozitë, dhe kjo e fundit është si mbikëqyrëse e Qeverisë dhe kur të vijnë zgjedhjet e rregullta kërkon besimin qytetar. Nuk jemi në një situatë të tillë, ne tani duhet të kujdesemi që të ndërpritet kjo formë e qeverisjes. Historikisht nëse e sheh, asnjë herë opozita nuk mund ta rrëzojë Qeverinë, sepse nuk i ka votat. Qeverinë e rrëzon ngjarjet që ndodhin, veprimet që ndodhin. Me këto veprime unë nuk shoh sesi mund të vazhdohet kjo formë e qeverisjes”, tha Hoti, duke thënë se të gjithë sektorët në vend janë të bllokuar.

Ai ka përmendur edhe skandalet që ndodhën vonesat në emërimin e ministrit të Shëndetësisë dhe grevën në arsim.

“Kurrë nuk ka qenë kaq gjendje depresive sesa është tash. Ne po e mbyllim vitin me gjendjen më të vështirë tash e 20 vite, për shkak se na u është imponuar kriza energjetike e inflacioni, por që kjo Qeveri nuk ka ndërmarrë asnjë veprim që me e zbut krizën ekonomike. Shëndetësia gati 3 muaj ka qenë pa ministër, duke ndodhur skandal pas skandalit, në arsim greva u ndërpre por mund të fillojë sërish në janar e viti shkollor nuk mbaron deri në fund të janarit, për shkak se ka humb komplet shtatori”, tha Hoti.

Deputeti i LDK-së ka thënë se do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publik, pasi e konsiderojnë si anti-Kushtetues. Njëjtë mendon edhe për Ligjin e Pagave.

“Ligji për Zyrtarë Publik do të përfundojë në Gjykatë Kushtetuese, sepse ne e dërgojmë dhe jemi të bindur se e rrëzojmë sepse ka plot nene që janë anti-Kushtetuese. Unë kam bindjen me aq sa mund të flasë për këtë ligj që disa prej parimeve bazë nuk janë marrë parasysh, parime në bazë të së cilët më herët Kushtetuesja e ka rrëzuar këtë ligj, që është pagë të njëjtë për punë të njëjtë e diferenca e pagave ndërmjet sektorëve etj”, u shpreh Hoti.

Ish-shefi i Qeverisë thotë se si pasojë e numrit të ulët të investimeve kapitale, ka munguar qarkullimi i 500 milionë euro. Ai thotë se shkaku i normës së lartë të inflacionit, vlera e buxhetit për vitin e ardhshëm është më i ulët krahasuar me vitet paraprake.

“Çdo qytetar mesatar e të qartë e lerë më ekonomist. Një ekonomist me ‘2 fije mend’ e ka të qartë që buxheti për vitin 2023 është më i ulët sesa buxheti i vitit 2021 dhe 2020. Është 3. 2 miliardë euro për vitin 2023, por në terma real që është fuqia blerëse, pra sa mund të blesh mallra dhe shërbime me këtë buxhet, nuk është më i madh sesa buxheti i vitit të kaluar që ishte 2. 6 miliardë. Pra nuk është rritur buxheti, por është zvogëluar për shkak të normës së lartë të inflacionit”.

“Unë e kam bërë një analizë të detajuar dhe sot ekonomisë së Kosovës i mungojnë minimum 500 milionë euro, për shkak të mosveprimit të Qeverisë. Një pjesë e tyre i mungojnë për shkak se janë stopuar investimet kapitale që është rekord i uljes në 20 vitet e fundit, edhe e ke situatën tjetër ku çmimet e naftës e disa produkteve kryesore, gati janë dyfishuar që nënkupton se ne kemi mbledh dyfish tatim në vlerën e shtuar në ato produkte, prandaj ka pas bazë propozimi jonë që e kemi dhënë qysh në qershor që të ulet TVSh-ja dhe të largohet përkohësisht akciza, dhe kjo do të kishte siguruar mbledhje të njëjtë të të ardhurave për buxhetin e shtetit sikur vitin e kaluar, por do t’i kishim disa qindra milionë euro qarkullim në ekonomi”, u shpreh Hoti.

Tags: Avdullah HotiGjykata KushtetueseQeveria e Kosovës
Postimi i mëparshëm

OBSH-ja i bënë thirrje Kinës për ndarjen e të dhënave për COVID-in në vend

Postimi tjetër

Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në Tiranë

Të ngjajshme Postime

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna
Kosovë

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna

16 October 2025
Mot me vranësira e intervale kohore me diell
Kosovë

Në Kosovë pritet të mbajë mot i freskët, me vranësira të shpeshta

29 September 2025
Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë
Kosovë

Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë

28 September 2025
Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta
Kosovë

Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta

28 September 2025
Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë
Kosovë

Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë

25 September 2025
548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024
Kosovë

548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024

25 September 2025
Postimi tjetër
Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në Tiranë

Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në Tiranë

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu