Rinia e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë këtë të premte ka realizuar një aksion para Komunës së Prishtinës për bojkotimin e produkteve serbe, përcjell InLajmi.
Të rinjtë e LVV-së para komunës sollën kontejneret e blerë nga Serbia në vlerë prej 48.389.00 €.
Tutje nga kjo parti njoftuan se i rikujtuan edhe ekzekutivit komunal por jo vetëm, se edhe institucionet duhet të bashkangjiten në thirrjen qytetare për bojkotimin e këtyre produkteve serbe.
Njoftimi i plotë i tyre:
Bojkotoni prodhimet e Serbisë
Në kuadër të fushatës për bojkotimin e prodhimeve të Serbisë, Rinia e Levizjës në Prishtinë, solli tek Komuna e Prishtinës kontejneret e blerë nga Serbia në vlerë prej 48.389.00 €.
Kështu i rikujtojmë edhe ekzekutivit komunal por jo vetëm, se edhe institucionet duhet të bashkangjiten në thirrjen qytetare për bojkotimin e këtyre produkteve serbe.
Serbia vazhdon jo vetëm të mos e njoh Kosovën, por ta luftoj Republikën tonë çdo ditë, e më e pakta që mund të bëjmë secili nga ne, është t’i bojkotojmë këto produkte. /InLajmi/