Eksperti i sigurisë, Fatmir Çollaku ka thënë se tendenca e heqjes së barrikadave ka qenë rezultat i aktivitetit diplomatik.
Çollaku tha se rrjedha e procesit po shkon drejt stabilizimit.
“Rrjedhat e procesit po shkojnë kah stabilizimi. Tërheqja e barrikadave është sinjal që megjithatë presioni ndërkombëtar politik gjithnjë zgjidhja është politike në këto relacione jo ushtarake. Sigurisht ka qenë presion ndërkombëtar. Aktiviteti i dendur diplomatik ndërkombëtar”, deklaroi ai.
Sipas tij, edhe për lirimin e ish-policit, Dejan Pantiq ka pasur presion ndërkombëtar.
“Të gjitha janë lidhshmëri, ka pasur presion ndërkombëtar dhe ndikim. I gjithë ky epilog i sotshëm i tendencës së heqjes së barrikadave ka qenë rezultat i aktivitetit diplomatik”, shtoi Çollaku për TëVë1.
Të mërkurën, Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka ndërruar masën e sigurisë ish-policit Dejan Pantiq nga masa e paraburgimit në arrest shtëpiak. Ai është arrestuar më 10 dhjetor si i dyshuar për terrorizëm.