Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tregoi se vetëm për 13 muaj nga nisja e punimeve në kantierin e Tunelit të Llogarasë, janë hapur 5.5 kilometra nga 6 kilometra në total, përcjell InLajmi.
Rama shtoi se kanë mbetur edhe 500 metra deri në përfundimin e punimeve në kantier.
Më tej ai tha se në javët e para të 2023 parashikohet të përfundojnë plotësisht gërmimet, për të vijuar më pas me proceset e tjera të kësaj vepre shumë të rëndësishme infrastrukturore, e cila do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit.
Postimi i plotë i tij:
Kantieri i Tunelit të Llogarasë, ku vetëm 13 muaj nga nisja e punimeve, janë hapur 5.5 kilometra nga 6 kilometra në total, pra jemi në 500 metrat e fundit
Në javët e para të 2023 parashikohet të përfundojnë plotësisht gërmimet, për të vijuar më pas me proceset e tjera të kësaj vepre shumë të rëndësishme infrastrukturore, e cila do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jonian, duke rritur në
parametra europianë standartet e sigurisë rrugore /InLajmi/