Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko foli rreth situatës së krijuar së fundmi në veri të Kosovës, pas vendosjes së barrikadave, përcjell InLajmi.
Majko tha se vendimet e vështira janë afër dhe se shpresa në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë është bërë e rrezikshme.
Ndryshe, tash e 18 ditë serbët kanë ngritur barrikadat në komunat veriore, pas arrestimit të ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq nga autoritetet kosovare.
Postimi i plotë i tij:
Në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, shpresa është bërë e rrezikshme. Vendimet e vështira janë afër. Guximi sot, nuk ka të bëjë me njerëzit që humb por me ata që shpëton /InLajmi/