Shiu që po bie sot pa ndërprerë, ka shkaktuar probleme për banorët e nje lagjeje në Prishtinë.
Banorët e lagjes “Bregu i Diellit”, thonë se në rrugën Fadil Ferati, reshjet e shiut kanë lënë pasoja.
Në videon e dërguar shihet se si është mbushur me uë oborri i një banese për shkak të reshjeve, shkruan IndeksOnline.
Një lexues i portalit IndeksOnline, thotë se ata po tentojnë ti kontaktojnë ekipet përgjegjëse, si Kompaninë e Pastrimit, Ujësjellësin e Komunën, por nga të njëjtit nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
