Kryeministri i Indisë Narendra Modi, ka mbrojtur ligjin e ri të qeverisë për shtetësi, pavarësisht protestave të mëdha që po zhvillohen kundër tij.
“Ne e kaluam këtë projekt-ligj për të ndihmuar të përndjekurit. Ne duhet të respektojmë deputetët e Indisë dhe parlamentin”, tha ai në një tubim në Delhi.
Më shumë se 20 njerëz kanë vdekur në dhjetë ditët e përplasjeve të nxitura nga ky ligj, të cilin kritikët po e shohin si anti-muslimanë.
Protestuesit kanë vazhduar të dalin në rrugë, megjithëse ka pasur ndalime nga ana e policisë.
Disa mijëra njerëz gjithashtu janë arrestuar dhe shërbimet e internetit janë pezulluar ndërsa autoritetet po luftojnë për të rivendosur rendin.
Ligji ofron amnisti për emigrantët e paligjshëm jomyslimanë nga tre vende fqinje.
Kritikët kanë frikë se ligji i ri – i njohur si Akti i Ndryshimit të Qytetarisë (CAA) – minon kushtetutën laike të Indisë, transmeton Klan Kosova.
Ai u miratua në fillim të këtij muaji dhe ofron amnisti për emigrantët e paligjshëm jomuslimanë nga Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani.