Gjatë ditës së diel u raportua se në Zobin Potok në afërsi të patrullës së trupave të KFOR-it ka pasur të shtëna me armë zjarri, veprim ky i cili dyshohet të jetë kryer nga strukturat serbe që veprojnë në atë pjesë, shkruan InLajmi.
Sulmin e lartcekur e konfirmojnë edhe nga KFOR-i, por nuk e pohojnë e as nuk e mohojnë nëse ai ishte i drejtuar ndaj tyre, ndërsa theksohet se pas analizimit të situatës do të dilet me deklaratë zyrtare.
Derisa kohë më parë, në veri të Kosovës ishte sulmuar edhe partulla e Policisë së Kosovës, për të pasuar edhe “sulmi” ndaj trupave të EULEX-it, ndodhi edhe “sulmi” ndaj trupave të KFOR-it. Sulmi i fundit duket se barrikadat e serbëve po “triumfojnë” ndaj të gjithëve dhe nëse kështu vazhdojnë, duket se mund të provokojnë edhe situata më të tensionuara.
Nuk e di se deri kur do të tolerohen barrikadat në veri, por takimi i udhëheqësve të Kosovës me udhëheqjen e institucioneve të sigurisë ndërkombëtare, mbase do të sjell edhe një vendim të koordinuar për heqjen e tyre, kjo pas “sulmit’ ndaj trupave të KFOR-it.
Lidhur me situatën në veri , por edhe “sulmin” ndaj KFOR-it, për Gazetën InLajmi foli eksperti për siguri, Nuredin Ibishi, i cili fillimisht kujtoi takimin e së hënës mes ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia dhe shefin e Eulex-it, Lars-Gunnar Wigemark e temë diskutimi patjetër se është situata në veri.
Ibishi është shprehur i bindur se sulmi ndaj KFOR-it është kryer nga ekstremistët serb të cilët siç thotë ai, janë të urdhëruar nga presidenti i shtetit serb, Aleksander Vuçiq.
“Tensione ka pas, por sot ka pasur takim në mes ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe komandantit të KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia dhe shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark të cilët kanë diskutuar rreth nevojës së lëvizjes së lirë në veri dhe heqjes se barrikadave se çfarë hapa do të ndërmerren tash në vazhdim duhet pritur tashmë rezultatet nga takimi”, tha Ibishi, për Gazetëm InLjami, duke shtuar se barrikadimi është i urdhëruar nga presidenti serb.
“Ekstremistët serb të urdhëruar nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, normal dihet se janë të involvuar edhe në këto çështje rreth bllokimit të rrugëve dhe sulmit të fundit ndaj KFOR-it”, tha Ibishi.
Kujtojmë së sot u bënë fiks 17 ditë nga vendosja e barrikadave në veri të Kosovës e për këto 17 ditë sulmet ishin të një pas njëshme nga protestuesit serb, ata sulmuan Policinë e Kosovës, EULEX-in si dhe disa gazetarë. Vendosja e barrikadave u bë si reagim ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, i cili dyshohet për sulmin kundër anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri./InLajmi/