Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka riemëruar Arben Vitinë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, përcjell InLajmi.
Ky riemërim nxiti reagimin e aktivistit të PSD-së Nol Nushi i cili tha se Arben Vitia dështoi si ministër, e dështoi edhe në fushatë.
Më tej Nushi tha se Vitia, ka dështuar të menaxhojë shëndetësinë, derisa ishte përgjegjës për hapjen e masave që shkaktuan mijëra të infektuar e dhjetëra të vdekur.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Arben Vitia ishte emeruar minister per te bere fushate per kryetar komune.
Deshtoi si minister, e deshtoi edhe ne fushate.
Ai ishte pergjegjes per hapjen e masave qe shkaktuan mijera te infektuare dhjetera te vdekur. Per kete ka Kallezim Penal.
Me pas u emerua drejtor i spitalit privat i cili u zhvillua shume perderisa Vitia ishte minister. Tash kthehet prap per te deshtuar prap.
Kaq per shendetesine publike. /InLajmi/