Pamjet nga mesi i një zjarri të tërbuar të quajtur “Përbindëshi” tregon momentin kur zjarrfikësit u deshën të futeshin brenda në mënyrë që të shpëtonin nga një zjarr i madh që po i rrethonte.
Videoja e tmerrshme u kap nga vija e përparme e zjarrit në Bilpin, në veriperëndim të Sidneit, e cila është pjesë e 460,000 hektarë që janë përfshirë nga mega-flakët që mbulojnë malin Gospers , ku zjarrfikësit punuan pa u lodhur gjatë natës në kushte mjaft të vështira.
Komisioneri i Shërbimit të Zjarrit Shane Fitzsimmons të shtunën natën tha se flakët e Malit Gospers janë akoma ‘jashtëzakonisht aktive’ dhe vazhdojnë të përhapen me një ritëm të shpejtë, transmeton Telegrafi.
Ndërkohë në Australinë e Jugut, dy njerëz vdiqën dhe të paktën 54 persona u plagosën ndërsa zjarret vazhdojnë të bëjnë kërdi vetëm 40 minuta larg Adelaide.