Amerikanët dhe Kanadezët po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike në ditën e Krishtlindjeve, transmeton InLajmi.
Një stuhi masive dimërore vazhdon të godasë Amerikën e Veriut.
Një ciklon bombë, kur presioni atmosferik bie, ka sjellë borë, erëra të forta dhe temperatura të ngrira.
Gati 250 milionë njerëz janë prekur nga stuhia dhe të paktën 19 persona kanë vdekur si pasojë e stuhisë, shkruan BBC.
Gjithashtu mijëra fluturime janë anuluar gjatë periudhës festive. /InLajmi/