Sot, në mëngjesin e së dielës, në pikën kufitare në Merdarë janë shënuar pritje të gjata gjatë hyrjes në Kosovë.
Në këtë pikë kufitare pritjet janë të gjata deri në një orë e 40 minuta.
Ndërsa, kolona e automjeteve arrin deri në 2 kilometra.
Sipas raportit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, tek Dheu i Bradhë dhe Muçibabë pritjet janë deri në 30 minuta dhe kolona deri në 150 metra. Ndërkaq në Mutivodë, pritjet janë 10 deri në 15 minuta, shkruan lajmi.net.
Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje nuk ka pritje më shumë se 5 minuta.