Diçka që do duam përgjithmonë me po të njëjtin intensitet që nga vitet ’90-të janë xhaketat e lëkurës. Një xhaketë lëkure nuk vdes kurrë dhe ju bën të dukeni gjithmonë ekstra!
Ndonëse mund t’ju jetë krijuar ideja se xhaketa e lëkurës nuk është opsioni më i mirë përgjatë dimrit, na lini t’ju provojmë të kundërtën. Nëse e vishni si duhet, një xhaketë ka fuqinë t’ju dhurojë kombinimet më cool fare thjeshtë!
Këtë veshje ruajeni për në mars-prill, por mund ta konsideroni edhe darkave, nëse siguroheni që do të futeni në një vend shumë të ngrohtë, shkruan Anabel Magazine.
Nëse doni të shmangni palltot dhe xhupat e trashë: Një xhaketë dhe pulovra të plota lidhur në shpatullat tuaja.