Ish-koordinatori nacional për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Skender Hyseni, ka uruar LDK-në për 33-vjetorin e themelimit, përcjell InLajmi.
Hyseni thotë se LDK-ja duhet të mbetet parti për shtetin, si shtylla e mbrojtjes së tij.
Tutje, ai ka uruar që udhëheqja aktuale e LDK-së që mos rrëshqasë jashtë postulateve fundamentale të kësaj partie.
Postimi i plotë i tij:
Lidhja Demokratike e Kosovës, partia e themeluesit të shtetit Ibrahim Rugovës i mbushi 33 vjet sot. LDK u themelua më 23 dhjetor 1989, me një mision të vetëm, për shtet, pavarësi, liri e demokraci.
Ndërsa feston 33 vjet të punës së saj të pazëvendësuseshme për shtetin, LDK-ja duhet të mbetet parti për shtetin, si shtylla e mbrojtjes së tij.
Ne këtë përvjetor, urojmë që udhëheqja aktuale e LDK-së të mos rrëshqas jasht postulateve fundamentale të kësaj partie, si parti për shtetin.
Urime! /InLajmi/