Një shpërthim i ri ka ndodhur të enjten rreth orës 22:00 në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri të Mitrovicës.
Shpërthimi ka ndodhur shumë afër një njësiti të Policisë së Kosovës që po patrullonin në këtë pjesë të qytetit, ka raportuar gazetarja e Kanal10, Viola Korça.
Ajo ka thënë se për këtë Policia e Kosovës ka deklaruar për Kanal10 se nga zhurma e krijuar, shpërthimi është shkaktuar nga një shok-bombë.