Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Ferat Shala, e uroi kryeministrin Albin Kurti për rritje të pages pasi sipas tij me rritjën e pagave Kurti do ta ketë rrogën më të madhe, raporton InLajmi.
“Me votimin e projektligjeve i’u është rritur paga. Urime paga kryeministër. Ajo që po më duket jo normale është ardhja emergjente e ligjeve për energjinë, a ka mundësi që të na jepni kohë”, deklaroi ai.
Tutje Shala deklaroi se as gjysma e deputetëve nuk e kanë lexuar këtë projektligj pasi sipas tij ata nuk kanë pasur kohë.
Ndërsa shtoi se ata si Parti Demokratike e Kosovës nuk do ta votojnë këtë ligj pasi sipas tij ky është një dokument i keq. /InLajmi/