Kritika ndaj Qeverisë për situatën me veriun, ka hedhur profesori universitar, Milazim Krasniqi, i cili tha se Kosova nuk ka kapacitete për ta menaxhuar krizën në këtë pjesë.
Ai ka thënë se një situatë e tillë në veri, duhet të zgjidhet me mjete politike, në të kundërtën mund të përfundoj me një konflikt të armatosur.
‘Kjo krizë është kronike. Është që nga viti 1999. Qeveritë e Kosovës s’kanë pasur asnjëherë e as sot mandat, e po ashtu kapacitete për ta menaxhuar krizën. Ndërsa, bashkësia ndërkombëtare ka bërë mandatin e vet, në mënyrën e vet për hesapet e veta. Pra, objektivi i tyre gjithmonë ka qenë ruajta e stabilitetit, por jo edhe një zgjidhje politike. Qeveria e Kosovës, duhet të bëj përpjekje që në bashkëpunim me akteret ndërkombëtar të gjindet një mënyrë se sit ë rikthehet dialogu dhe të kërkohet një zgjidhje”, tha Krasniqi në Info10.
Sipas tij, në veri të vendit vetëm sovranitet nuk ka, dhe për intervenuar diçka patjetër është dashur edhe ndërhyrja e EULEX-it apo KFOR-it.