Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se njoftimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, se me çdo kusht do t’i heqë barrikadat në veri të Kosovës, është “kërcënim i përgjithshëm për serbët, veçanërisht ata që jetojnë në Kosovë”.
Vuçeviq tha se deri më tani “nuk ka pasur kontakte fizike dhe asnjë sulm ndaj komunitetit serb”, transmeton Klan Kosova.
Ai ka shtuar se serbët nga veriu i Kosovës kanë 12 ditë që, siç tha, luftojnë për të drejtat e tyre duke bllokuar rrugët.