Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia ka uruar Izraelit festën “Hanukkah”, përcjell InLajmi.
Kurti mori pjesë në eventin e organizuar nga Ambasada e Izraelit në Kosovë.
“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dëshiroj t’i shpreh urimet më të mira komunitetit hebre në Kosovë dhe në mbarë botën me rastin e Hanukkah”, tha ai.
Kryeministri tha se historia e popullit hebre me atë shqiptar janë të njëjta, për shkak të shtypjes dhe persekutimit që të 2 popujt pësuan në periudha të ndryshme.
“Ndërsa kujtojmë historinë dhe mësimet që mund të nxirren nga e kaluara, unë do të doja të theksoja historinë e përbashkët, që populli hebre ndan me kombin tonë – një histori shtypjeje dhe persekutimi që populli ynë pësoi në periudha dhe vende të ndryshme, por një histori që triumfoi me lirinë dhe çlirimin për të 2 kombet”.
Në fund Kurti theksoi se me themelimin e Qendrës Kulturore Hebraike në Prizren synohet të krijohet një pikë lidhëse përmes bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Izraelit. /InLajmi/