Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për “Strategjinë energjetike 2022-2031”, përcjell InLajmi.
Sipas Hotit, janë humbur 2 vite me anulimin e projektit të gazit me amerikanët, derisa qeveria iu është kthyer projekteve të nisura nga qeverisjet e kaluara.
Deputeti kritikon qeverinë pa u kursyer edhe për objektivat e planit strategjik për energjinë, pasi siç thotë ai, këto objektiva janë sikur fletushka promovuese për kursim të energjisë dhe jo si strategji shtetërore.
Postimi i plotë i tij:
Asgjë e re në “Strategjinë energjetike 2022-2031”.
I humbën 2 vite me anulimin e projektit të gazit me amerikanë. Tani u kthehen projekteve të nisura nga “regjimet e kaluara”, përfshirë: 1. termocentralin me gaz, 2. Bursën Energjetike me Shqipërinë, apo 3. integrimin e rrjetit energjetik me rajonin.
Objektivat në këtë strategji janë shkruar sikur për fletushka promovuese për kursim të energjisë, e jo objektiva për strategji shtetërore ku tregohet: sa do rriten kapacitet, sa do të kushtojnë investimet dhe si do të mbulohen ato investime. /InLajmi/