Tash e sa ditë në veri të Kosovës situata është e tensionuar dhe serbët kanë vendosur 9 barrikada sipas Policisë së Kosovës, përcjell InLajmi.
Në lidhje me këtë situatë foli ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott i cili tha se zgjidhja e situatës në veri kërkon durim dhe mendim të qetë.

Abbot shtoi se është e rëndësishme që të jepet kohë dhe hapësirë për të gjetur zgjidhje afatgjate në dobi të të gjithë qytetarëve.

Tutje ai tha se Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i duhet të lejohen t’i kryejnë punët në mënyrë profesionale dhe pa shqetësim për prioritetet politike.
Postimi i plotë i tij:

Zgjidhja e situatës së vështirë dhe të rrezikshme në veri kërkon durim dhe mendim të qetë. Është e rëndësishme që të jepet kohë dhe hapësirë për të gjetur zgjidhje afatgjate në dobi të të gjithë qytetarëve. Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i duhet të lejohen/InLajmi/